Mediat polake kanë publikuar identitetin dhe fotografitë e personit të arrestuar lidhur me sulmin e përgjakshëm në Krakov, ku humbën jetën gjashtë persona dhe u plagosën 15 të tjerë.
Sipas gazetës Onet, i dyshuari është Michal O., nga qyteti Ostrowiec Swietokrzyski.
Ndërkohë, njëri nga zyrtarët policorë të plagosur gjatë incidentit ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Ministri i Brendshëm dhe Administratës ka bërë të ditur se polici është qëlluar tri herë me armë zjarri dhe po trajtohet nga mjekët.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat polake, 25-vjeçari kishte leje për posedimin e dy armëve të zjarrit. Babai i tij, ndërkaq, kishte në pronësi 11 armë.
Po ashtu, vetura që përdori i dyshuari gjatë sulmit ishte e regjistruar në emër të babait të tij.
Sipas raportimit të Onet, gjendja shëndetësore e të arrestuarit është stabile.
