Lajme

Rama pritet nga Rutte në selinë e NATO-s, merr vlerësime për sektorin e mbrojtes në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e përshkroi takimin si të veçantë dhe vlerësoi qëndrimin e kreut të NATO-s lidhur me zhvillimet dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas kryeministrit shqiptar, gjatë bisedës, Rutte shprehu vlerësimin e tij për progresin dhe transformimin e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për angazhimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve të Aleancës.

Diskutimet u përqendruan kryesisht te zhvillimet në fushën e mbrojtjes, përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e këtij sektori dhe përkushtimi ndaj përgjegjësive që burojnë nga anëtarësimi në NATO.

“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkroi Rama në rrjetet sociale./teve1.info/

Të Ngjashme