Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo efektiv të Policisë që është angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit.
Gjithashtu, Rama deklaroi se nga 1 janari do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë.
Gjatë takimit me forcat e Policisë, pas 6 ditësh protestash të shoqëruara me akte dhune, kreu i qeverisë vlerësoi angazhimin dhe sakrificën e efektivëve në terren.
Rama theksoi se shuma prej 2500 eurosh do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët e angazhuar në front, pa dallime sipas nivelit të pagës.
