Lajme

Ramadani: Kosova ka humbur shumë kohë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive tha se kjo seancë është ftuar jashtë afatit kushtetues.

Ramadani tha se Kosova ka humbur shumë kohë me mosmarrëveshje politike derisa jeta e qytetarëve po rëndohet çdo ditë.

“Kosova ka humbur shumë kohë, po vazhdojnë me humbjen e kohës…Nafta ka shku 1.80 dhe secila situatë më tutje vetëm po e rëndon jetën për çdo qytetar.

Është jo seriozitet total nuk e di a i ka dalë malli i keq këto ditë e fundit apo jo. Jemi në situatë total absurde…Për bindjen tonë dje ka përfunduar afati kushtetues”, tha ai.

Të Ngjashme