Lajme

“Ramushi po ka qef me ba Hashimin President”, Gjema ironizon me propozimin e Haradinajt

Nexhmije Gjema ka reaguar me ironi ndaj propozimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që ish-presidenti Hashim Thaçi të kandidohet për president të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gjema ka vënë në pikëpyetje mundësinë e sigurimit të votave të nevojshme për një kandidaturë të tillë, duke ironizuar me numrin e nënshkrimeve që, sipas saj, aktualisht janë në dispozicion dhe me nevojën për të siguruar mbështetje edhe nga partitë e tjera.

Ajo ka komentuar me tone thumbuese edhe idenë që presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Ramushi po ka qef me ba Hashimin President.

Po, po, bash Hashimin! A po thuni: ‘Shih ti, shih’?!

Ama problem pak se i ka veç 7 nënshkrime.

E për me e propozu dikon kandidat për President, i duhen rrumullak 30 nënshkrime.

Edhe nuk i merr vesh kryt që Presidenti po lypet me konë k o n s e n s u a l .

(Përkthenja dikush. )

Megjithato, *hajde kishe po lujna inxhesh), atij i duhet mej mbledhë edhe nja 23 copa.

N’ja dhafshin PDK-ja 22, (se qaq takat kanë), po i bahen 29.

Po, edhe ato sjan t’sigurta. Se si Ramushi-edhe te ata, ka dikush që nashta dojnë me ba Kadrin President. Shembull e mora.

E masanena, e masanena…

Po nejse… kqyrim, ja bojna dyqysh.

Se diqka si fort merak ju ka bo.

P.S. U ba Presidenti si ‘Fontan dëshirash’!

Të Ngjashme