Lajme

​Rasti i Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor do të jetë transparent

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila pas një diskutimi nga anëtarët e këtij komisioni ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të së premtes, kur u diskutua edhe për mosdorëzimin e raporteve të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Kryesuesi i këtij komisioni, Burim Ramadani ka njoftuar se sot Zyra e Kryeministrit i ka dërguar këtij komisioni raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se kështu ka filluar bashkëpunimi institucional lidhur me veprimet që do të ndërmerren për rastin e Arlinda Zekajt.

Eman Rrahmani nga PDK-ja, tha se Zyra e Kryeministrit, sipas tij, po tenton t’i mbulojë të metat e institucioneve në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Rrahmani: Shteti dështoi në mbrojtjen e jetës së Arlinda Zekajt

“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha ai.

Kryesuesi i komisionit Burim Ramadani u zotua para mediave se gjithçka do të jetë transparente.

Rasti i Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor do të jetë transparent

“Kemi pasur qëndrime të kundërta, nuk jemi pajtuar, kemi dalë secili kemi folur dhe është ajo pjesë që nuk e fsheh askush”, tha Ramadani.

Të Ngjashme