Lajme

Përplasja për Rugovën, Gacaferi i kundërpërgjigjet ashpër Baton Haxhiut

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur gazetarit Baton Haxhiu, i cili vazhdimisht ka drejtuar akuza ndaj presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në reagimin e tij, Gacaferi ka renditur disa deklarata që ia atribuon Haxhiut, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet dhe të kaluarën e tij.

Ai ka përmendur pretendime lidhur me Kadri Veselin, Hashim Thaçin, takimin me ish-shefin e BIA-s serbe, Stanishiqin, si dhe raportet e pretenduara me figura politike në Serbi dhe Shqipëri.

Reagimi i plotë në Facebook:

Kush po e thotë!

E thotë ky që thojke se Kadri Veseli ka kcy prej ballonës

E thotë ky qe thojke se Hashim Thaqi i ka dal tenkës serbe përpara veç mi ndal

E thotë ky qe thojke se Hashim Thaqi ka hyp n’ballonë me dy bume n’xhep kur o nisë për Rambuje

E thotë ky që thojke për mua ka qenë nderi më i madh qe kam takuar shefin e BIA-së, serbe në Landovicë, Stanishiqin

E thotë ky qe Millosheviqi i tha në Hagë me zë e me figurë se ti ke qenë spijun i joni

E thotë ky që Vuqiçi desh pati thy qafën tu vrapu me shku me ja dhon dorën

E thotë ky që Shqipnisë ja dërgoi Vlora Hysenin si shefe të SHISH-it

E thotë ky që i shërben armikut më të madh të kombit shqiptar Edvin Ramës

Të Ngjashme