Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon ashpër Tomë Gashi/ Prokuroria të marrë në pyetje Visar Ymerin për Astrit Deharin

 
   

Avokati Tomë Gashi që për shtatë vite është marrë me vrasjen e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shkruan në Facebook se prokuroria duhet të merr në pyetje edhe Visar Ymerin për këtë vrasje, dikur kryetar i kësaj partie.

Gashi shkruan duke pyetur prokurorinë pse nuk e ka marrë ndonjë deklaratë asnjëherë nga Visar Ymeri.

Ndërkaq thotë se në intervistimin e ministers Albulena Haxhiu, që do të bëhet nesër prokuroria nuk ua lejon të marrin pjesë.

Postimi i plotë:

Pse kështu o prokuror pse ?

A ka marrë ndonjë herë deklaratë prokuroria nga zotni Visar Ymeri për këto 7 vite nga vrasja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit ne nuk e dijmë.

Ndoshta po ndoshta jo, por  Prokuroria po ka më shumë dëshirë të merret me Ministren Albulena Haxhiu.

Për deklaratë eventuale të Visar Ymerit nuk dijmë asgjë.

Për deklaraten e Albulenës Prokuroria nuk na lejon të marrim pjesë gjatë intervistimit të saj që do të bëhet nesër në ora 10:00.

Pse kështu o Prokuror pse?