Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, zhvillim që ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Osmani ka thënë se mbrëmja e fundit ka qenë “e rëndë për Kosovën”, por ka shtuar se qytetarët kanë ditur gjithmonë të ringrihen në momente të vështira.
Ajo ka bërë thirrje për më shumë unitet dhe dashuri ndaj vendit, duke theksuar se është koha për t’i dhënë fund, siç u shpreh, propagandës, urrejtjes dhe përçarjes.
“…Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe në momente shumë të rënda, prandaj ka ardh momenti që të jepin dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë.
Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje, majft më me ndjellje të frikës… mjaft më!”, thotë ndër tjera Osmani.
