Aktuale

Reshje shiu në jug të vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare që mund të arrijnë intensitet mesatar gjatë mesditës dhe pasdites, veçanërisht në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.

Në zonën e jugut, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët nga mesdita deri në pasdite.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke arritur 14 m/s hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon parashikohet në forcë 2-4 ballë.

Të Ngjashme