Lajme

Rezoluta për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e paraqitur nga kongresistët amerikanë: Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Përmes një postimi në X, ai u shpreh mirënjohës  për përkrahjen e palëkundur të Amerikës.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe atë të të gjithë rajonit”, shkruan Kurti.

We are grateful for the continued and steadfast support of the US for our prosperity, the security of our country, and that of the entire region. https://t.co/lCMTfkNvYp

— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2026Tre kongresistë amerikanë e paraqitën rezolutën pranë Kongresit amerikan më 30 prill.

Të Ngjashme