Aktuale

Rihapet pas 27 vitesh dosja e vrasjes misterioze në ‘Qytetin Studenti’ të Kozeta Hysenit/ Prokuroria kërkon të ripyesë 28 persona

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për një prej krimeve më të bujshme të pazbardhura në vend, vrasjen makabre të Kozeta Hysenit, e ndodhur më 19 shkurt 1999 në Qytetin Studenti.

Prokuroria u ka kërkuar strukturave vendore të Policisë që të marrin në pyetje 28 persona, mes tyre edhe disa dëshmitarë të pyetur gjatë hetimeve të para.

NEWS  “Qeveria duhet të ketë frikë popullin, jo populli qeverinë”- Ish-ministri Bushati me tone kritike: Shteti në Shqipëri është bërë 1-sh me partinë! Qëndrimet për Hagën? Qurravitjet, s’mjaftojnëNë listën e personave që do të ripyeten janë dy oficerë policie që kanë hetuar ngjarjen në vitin 1999, familjarë të Agim Karafilit, i cili më vonë u vra, si dhe Dritan Gjika.

Hetimet do të shtrihen edhe te Indrit Dule dhe familjarët e tij. Në kohën e krimit, Dule kishte deklaruar se natën e ngjarjes ndodhej për vizitë te e fejuara.

NEWS  U hodh nga kati i katërt i pallatit, shpëton mrekullisht 36-vjeçariPjesë e rëndësishme e rihapjes së dosjes është edhe marrja e re e dëshmive të tre shoqeve të dhomës së Kozeta Hysenit: Mirela Metaj, Valbona Kasaj dhe Kozeta Bushi.

Kozeta Hyseni, vajza e një prokurori në Vlorë, u gjet e masakruar në Qytetin Studenti, por për këtë krim nuk është çuar asnjë person para drejtësisë.

Të Ngjashme