Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rohde: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE-së

 
   

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova është duke përparuar më shpejt se vendet fqinje drejtë bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, ambasadori i Gjermanisë thotë se megjithatë duhet më shumë bashkëpunim mes subjekteve politike në Kosovë.

“Gëzohem që kam qenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike”, ka shkruar Rohde.

Rohde thotë se Kosova poashtu duhet të angazhohet më shumë në dialog.

“Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar tutje Rohde.