Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëfehet berberja e parë në Shqipëri: Më paragjykonin

Lili, një ndër berberët e rralla vajza që ushtrojnë këtë profesion në Shqipëri, rrëfen eksperiencën e saj në raport me klientët.

Ajo shprehet se në fillim të nisjes së profesionit është paragjykuar shumë nga njerëzit, pasi profesioni i berberit ushtrohet në një ambient me meshkuj.

Madje ajo shton se në fillim edhe vetë klientët e kanë paragjykuar, por pasi janë qethur nuk e kanë ndryshuar më berberanën e saj.

“Ka edhe goca të tjera berbere. Pas meje ka pasur më shumë se çfarë ka pasur në fillim. Në fillim janë stepur nga paragjykimet e njerëzve, por pas daljes sime janë shtuar gocat që merren me këtë fushë. Goca druhen nga njerëzit, pasi populli shqiptar vdes të komentojë. Në fillim kur unë fillova, mërzitesha dhe demoralizohesha nga komentet. Thoshin “çne një vajzë mes ambientit të çunave”, “pse këtë si profesion”, “a ke ngacmime”, “a je rehat”. Kjo ndodh pasi nuk janë mësuar njerëzit të shohin një goc në një ambient ku shërbimi jepet vetëm nga çunat.

Edhe klientët janë paragjykuesa. Një pjesë të klientëve që kam, në fillim kanë thënë që “unë të qethem me ty asnjëherë”. Ndërsa tani nuk dalin nga shtëpia nëse nuk jam unë që t’i qeth. Një pjesë të klientave i kam krijuar nga rruga dhe futen brenda”, tha ajo. /euronewsal