Lajme

Rreth 86 mijë pako me vota të diasporës, KQZ-ja nis verifikimin e fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për aktivitetet që janë duke u ndërmarrë sa i përket procesit të numërimit të votave dhe verifikimit të fletëvotimeve nga mërgata.

Aktualisht, sipas KQZ-së, po bëhet pranimi i materialeve zgjedhore dhe skanimi i listës votuese.

Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, sipas KQZ-së, janë duke dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Skanimi i listës së votuesve bëhet me qëllim që të sigurohet se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht.

Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar se ka filluar edhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë.

Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës.”, thuhet në njoftim.

Dy vendet me më së shumti pako janë Berlini me 41 mijë e 561 dhe Bern me 23 mijë e 356.  

Të Ngjashme