Aktuale

Rrethi shtrëngohet, njeriu i afërt me Belinda Ballukun paraqitet në SPAK

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e SPAK, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.

Sipas burimeve pranë institucionit, ajo është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për disa orë me radhë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen. Pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje, Haxhiademi është larguar nga ambientet e SPAK pa dhënë deklarata për mediat.

Kjo nuk është hera e parë që ajo thirret nga Prokuroria e Posaçme, pasi edhe më herët është paraqitur në lidhje me të njëjtën çështje.

Hetimet lidhen me të ashtuquajturën dosje “Balluku”, e cila ka në fokus ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në qendër të dyshimeve janë pretendimet për abuzime me tenderat publikë dhe procedurat e dhënies së tyre, çështje që vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse.

Të Ngjashme