Tre persona janë shpëtuar në Palasë pasi rrezikuan të mbyteshin për shkak të përkeqësimit të motit. Policia bën me dije se tre personat kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det, rrezikonin të mbyteshin.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
NEWS Nga veriu në jug, “Paketa e Maleve” prek 49 bashki të vendit (LISTA)“Palasë / Rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit të motit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u shkuan në ndihmë dhe i nxorën në breg, pa rrezik për jetën
Gjatë patrullimit në sektorin e Palasës, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan 3 shtetase që kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det, rrezikonin të mbyteshin.
NEWS Trajneri Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj PolonisëShërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën.
Të tre shtetaset ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare apelojnë për të gjithë pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.
NEWS Tërmete të njëpasnjëshme godasin vendin fqinj, mbyllen shkollat
