Analisti Rron Gjinovci, ka bërë thirrje publike që qytetarët të cilët nuk planifikojnë ta votojnë Lëvizja Vetëvendosje, ta mbështesin Partia Socialdemokrate.
Në një postim në rrjetet sociale, ai kritikoi opozitën aktuale duke e cilësuar si të papërgatitur politikisht, moralisht dhe organizativisht për ta kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Gjinovcit, PSD-ja, pavarësisht mangësive, ka “mendim politik, pozitë morale dhe aftësi organizative”, prandaj meriton një mundësi nga votuesit.
Postimi i plotë:
Miq dhe armiq,
Mbas nji shqyrtimi të kujdesshëm kom vendosë me ju apelu diçka.
Kushdo që nuk e voton VV, për çfarëdo arsye, dhe ndjeheni që po doni me ndëshku si parti për qeverisje të dobët, ju baj thirrje votojeni PSD-në. Opozita aktuale osht komplet e papërgatitun politikisht, moralisht dhe organizativisht me kundërshtu Kurtin. Prej viktimizimit e deri te budallaqet ma t’paimagjinushme, opozita aktuale e ka dëshmu që s’ka dije, kredibilitet dhe aftësi me kry funksionin e vet. Me 100 defekte që i ka PSD, t’paktën kanë mendim politik, pozitë morale (se s’jon milionera) dhe aftësi me u organizu, të tri këto në përmasa pakrahasimisht ma të mëdha se partitë aktuale opozitare. Kshtu që del ku t’del, ia vlen me ia dhanë ni shans
