Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rucker e sheh të ardhmen e Kosovës në BE, thotë se vendimi për dinarin ishte i nxituar

Ish-përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Joachim Rucker, është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Rucker tha se Kosova është pjesë e Komunitetit Euro-Atlantik dhe se të ardhmen e saj e sheh në BE.

Ndërkaq, sa i përket asaj nëse duhet të hequr sanksionet ndaj Kosovës, Rucker deklaroi se kërkesat e BE-së janë shumë të rëndësishme dhe si të tilla mund të përmbushen nga qeveria aktuale, në mënyrë që procesi të shkojë përpara.

Përveç këtyre, Rucker foli edhe për vendimin lidhur me dinarin, për çka vlerëson se u prezantua paksa me nxitim. Ai shton se duhet dhënë më shumë kohë serbëve të Kosovës për t’u përshtatur me një vendim të tillë.

Ish-përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Joachim Rucker u shpreh i bindur se do të ketë rezultate në një afat të mesëm sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai potencon se OKB-ja është vend i rëndësishëm për të zgjidhur çështje të tilla.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e qeverisë aktuale për moslejimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, Rucker konsideron se u prezantua me nxitim, për çka thotë se politikisht duhet dhënë më shumë kohë atyre që i përdorin për t’u përshtatur me një ndryshim të tillë.

Para rreth një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se nuk është ndaluar dinari në Kosovë, por euroja është e vetmja valutë pagese në Kosovë.

Kurti theksoi se ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët e Kosovës dhe se nuk ka asnjë problem me ta. Ai shtoi se BQK-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me Bankën Qendrore të Serbisë.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.