Fregata moderne me raketa të drejtuara “Admiral Kasatonov” e Flotës Veriore Ruse ka mbërritur në Detin Baltik, vetëm pak ditë pas mbërritjes së shkatërruesit “Admiral Levchenko”, sipas gazetës gjermane “Kieler Nachrichten”.
Ky veprim vjen mes kërcënimeve të Kremlinit ndaj Evropës me kundërmasa për shkak të sanksioneve kundër “flotës në hije” ruse.
Me “Admiral Kasatonov”, Moska po dërgon një nga anijet e saj luftarake më moderne në Detin Baltik.
NEWS Tregjet në panik/ Nafta në rritje të frikshme, tensionet mund të çojnë ekonominë drejt krizësFregata, e cila hyri në shërbim vetëm në vitin 2020, i përket klasës “Admiral Gorschkov” dhe, sipas informacionit rus, mund të lëshojë raketa “Kalibr” dhe “Zircon”. Kohët e fundit ajo kishte ndërmarrë një mision për të siguruar dhe shoqëruar kamionë rusë në Mesdhe dhe Kanalin Anglez.
Tashmë në fund të korrikut, Rusia kishte transferuar shkatërruesin “Admiral Levchenko” nga Flota Veriore në Detin Baltik. Anija luftarake, me gjatësi mbi 160 metra, ka qenë në shërbim që nga viti 1988 dhe fillimisht ishte projektuar për të gjuajtur nëndetëse. Ajo ka sisteme mbrojtjeje ajrore, silura, armë artilerie, si dhe helikopterë në bord.
NEWS Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt, edhe me djemtë shkonte shumë mirëNuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga Moska në lidhje me arsyet e këtij veprimi, por Rusia ka përdorur intensivisht anije luftarake për muaj të tërë për të shoqëruar tankerë dhe anije mallrash të “flotës në hije” kontroverse.
Vetëm pak ditë më parë, Putin kërcënoi shtetet evropiane që ndërmarrin veprime kundër “flotës në hije” të Rusisë.
NEWS ‘Marshimi i flamingove’ mbushet sheshi para Kryeministrisë, aktivisti: O Sali o fosil, prite Ramën në azil (Video)“Kontrollet e shteteve perëndimore nuk janë gjë tjetër veçse pirateri dhe plaçkitje”, tha ai, duke paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet me “masa përkatëse”./Top Channel
