Lajme

Sadiku godet PDK-në: A po u prishet skenari me marrëveshjen për presidentin?

Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka reaguar për qëndrimin e PDK-së ndaj marrëveshjes në parim për presidentin, duke ngritur disa pikëpyetje.

Sadiku ka pyetur se çfarë po e shqetëson konkretisht PDK-në dhe nëse pas reagimeve të saj fshihet ndonjë skenar tjetër politik.

“Pse gjithë ky alarm?”, ka shkruar ai, duke kërkuar që nëse ekziston ndonjë problem konkret, ai të bëhet publik.

Postimi i plotë:

Pse është kaq e alarmuar PDK-ja nga marrëveshja në parim për presidentin, në rastin e Bekim Sejdiut, dhe nga reagimet e portaleve që lidhen me të, në krye me Berat Buzhalën, dhe shumë të tjerë.

A thua po u del nga dora ndonjë projekt për destabilizimin e Kosovës, apo thjesht po u bien poshtë kauzat dhe gjithë këto rrotullime të kota rreth Qeverisë?

Seriozisht, cili është problemi konkret këtu? Çfarë po i pengon kaq shumë?

Sepse, nga ajo që po shihet, duket sikur dikujt po i prishet një skenar që e ka ndërtuar prej kohësh. Nëse ka diçka tjetër pas kësaj, le ta thonë hapur. Nëse jo, atëherë pse gjithë ky alarm?

Na e tregoni ku është problemi, se sinqerisht nuk po kuptohet.

Të Ngjashme