Rezultatet e përmbledhura të zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 327,554 vota (44.69%) dhe 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
PDK ka fituar 150,078 vota (20.48%) dhe 23 ulëse.
Ndërsa LDK ka marrë 126,480 vota (17.26%) dhe 19 ulëse. AAK ka siguruar 51,045 vota (6.96%) dhe 7 ulëse.
Deputeti i 51-të i Vetëvendosjes rezulton të jetë Salih Zyba, çka ka ndikuar që Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të mbetet jashtë Kuvendit, duke humbur mandatin e deputetit.
