Samiti vjetor mes Bashkimi Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Tivat, duke mbledhur liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve të rajonit.
Takimi konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme politike për rajonin, me fokus në procesin e zgjerimit, sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin politik në Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të përgatitjeve për samitin, presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte bojkotuar samitin e fundit të mbajtur në dhjetor të vitit 2025.
Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Paola Pinho, samiti i qershorit ishte pjesë e diskutimeve me liderin serb, por ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e tij.
Zyrtarët evropianë kanë bërë të ditur se Kosovë në këtë samit do të përfaqësohet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Samitet BE-Ballkani Perëndimor organizohen çdo vit dhe shërbejnë si platforma kryesore për dialogun strategjik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.
