Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sanksionet ndaj Kosovës, analisti: E papranueshme kjo gjë nga BE-ja – Serbia po shkel në mënyrë flagrante këto marrëveshje!

Kosova partnere besnike e BE-së, Serbia ka shkelur të gjitha obligimet që ka marrë në kuadër të dialogut të Brukselit

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, e vlerëson si të papranueshëm faktin që Kosova si partnerja më besnike dhe e sinqertë e Bashkimit Evropian, të ndëshkohet me sanksione. Derisa, sipas tij, Serbia ka shkelur në mënyrë flagrante të gjitha obligimet që ka marrë në kuadër të dialogut të Brukselit, që nga viti 2011, shkruan Bota Sot.

Raci në një prononcim për Bota Sot, thotë se përveç që Serbia për interesa vetanake nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë për luftën agresive në Ukrainë, ajo vazhdon të ketë bashkëpunim bilateral me Rusinë.

 Image Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci 

“Jemi në një situatë jo të mirë kur vetëm Kosova po përballet me sanksionet nga perëndimi, përderisa Serbia që nga 2011 ka shkelur në mënyrë flagrante të gjitha obligimet që ka marrë në kuadër të dialogut të Brukselit. Është e papranueshme, që njëra palë, Kosova që është partnerja më besnike dhe e sinqertë e BE-së të ndëshkohet. Serbia jo që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë kur nisi lufta në Ukrainë, por ajo vazhdon bashkëpunimet bilaterale me Federatën Ruse në të gjitha nivelet”, deklaron ai.

Raci e sheh të pamundur faktin që Serbia mund të largohet ndonjëherë nga ndikimi rus.

“Serbia për interesat e saj flirton me Rusinë dhe Kinën dhe luan me Perëndimin. Kosova nuk mund të jetë pjesë e kësaj loje duke e ndëshkuar atë, duke shpresuar që një ditë Serbia do të largohet përfundimisht nga ndikimi rus, është e pamundur gati gati e pa imagjinuar që Serbi do të shkel lidhjet historike dhe shpirtërore me Federatën Ruse dhe Putinin”, thotë ai.

Ndonëse në BE nuk përdoret termi sanksione, masat janë sanksione në kuptimin e plotë të fjalës, ngase me to suspendohen takimet e komisioneve të përbashkëta, suspendohen programet e IPA-s e pezullohen edhe hapat për shqyrtimin e projekteve që ka dorëzuar Kosova për financim nga Korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor

Sanksionet ndaj Kosovës, të cilat së pari i kishin propozuar lehtësuesit e dialogut, tashmë kanë hyrë në fuqi dhe po zbatohen ndërsa formalisht u janë komunikuar autoriteteve të Kosovës qysh të mërkurën e 28 qershorit, kanë konfirmuar të shtunën në selinë e Bashkimit Evropian (BE).