Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Serbët duan një lloj autonomie, pavarësi në disa çështje”: Jabllanoviqi e quan krejt procesin e Asociacionit “të rremë”

 
   

“Është proces absolutisht i rremë”, thotë Kryrtari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, në lidhje me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, teksa akuzon Brukselin për “burokratë” dhe “njerëz të pamencur” që nuk kanë “kurrëfarë perspektive lokale” nga banorët e veriut.

Jabllanoviq është i sigurt se “serbët e duan Asociacionin” por jo siç është tashmë, të cilin Asociacionin e cilëson si të pavlerë; teksa shton se “serbët duan një lloj autonomie, pavarësi në disa çështje”.

Në anën tjetër, ishte drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, i cili i kishte reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se themelimi i Asociacionit do t’i shuajë institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë, duke e akuzuar Rashiqin se duke dashur ta bëjnë Asociacionin të pakuptimtë.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, të cilat për dallim nga situata aktuale do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit. Ministri i Kurtit vazhdon të shpikë, sepse vetëm kaq di”, ka shkruar Petkoviq në X.