Lifestyle

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampo e thatë thith papastërtitë dhe vajin nga skalpi i kokës pa pasur nevojë të lani flokët.

Shampo e thatë është një nga produktet bazë të stilimit për shumicën e njerëzve.

Mjaftojnë disa spërkatje për të parë flokët tanë të rinovuar thuajse… në mënyrë magjike, pasi në pak minuta janë të freskët dhe të pastër, pa pasur nevojë t’i lani më parë.

E ndërsa sigurisht e duam freskinë e shpejtë dhe të menjëhershme që jep, kjo nuk do të thotë se mund ta përdorim si zëvendësim për kujdesin e tyre, pasi përdorimi i përditshëm mund të dëmtojë skalpin dhe flokët tanë. Si funksionon shampoja e thatë?

Shampo e thatë funksionon duke thithur vajin e tepërt nga skalpi dhe flokët, duke i dhënë flokëve një pamje më të pastër dhe më të lëmuar. Sekreti i tij qëndron në alkoolet ose përbërësit aktivë me bazë niseshteje që përmban, të cilët bashkohen me vajrat në flokë dhe skalp.

Përveç pamjes së pastër të flokëve, shumica e tyre japin edhe freski falë aromave që përmbajnë dhe ndihmojnë në maskimin e aromave. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shampoja e thatë në fakt nuk i pastron flokët, por thjesht i bën ata të duken më të pastër.

Duke e aplikuar nuk i largoni papastërtitë dhe vajrat, por i mbuloni përkohësisht. Ndërsa shampoja e thatë mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për të freskuar flokët tuaj ndërmjet larjeve, ka disa probleme të mundshme që mund të ndodhin nëse e përdorni çdo ditë:

Të Ngjashme