Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka deklaruar gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan se Serbia është ndër vendet që, sipas tij, ka kthyer në Kinë persona të dyshuar për lidhje me inteligjencën kineze, në vend që t’i ekstradonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Patel i bëri këto komente të martën, teksa po u përgjigjej pyetjeve të senatorit Chris Coons lidhur me udhëtimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali. Ai tha se vizita nuk kishte karakter vetëm ceremonial, por ishte pjesë e një misioni të planifikuar strategjikisht.
Sipas Patelit, çështja lidhet me bashkëpunimin ndërkombëtar në rastet që përfshijnë aktivitetet e dyshuara të inteligjencës kineze dhe trajtimin e tyre nga shtete të ndryshme.
FBI Director Patel singles out Serbia among countries that have returned suspected Chinese intelligence operatives accused of targeting the US to China, rather than extraditing them to the US. pic.twitter.com/Yqbl6CHZu3
— Admirim (@admirim) May 13, 2026
