Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherr për radhën në doganë, qëllohet me thikë shoferi nga Tirana

efundit

Dy shoferë kamioni janë përleshur me thikë ditën e sotme në doganën e Kapshticës, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Mësohet se shoferët Artur Arapak dhe Julian Todhe janë konfliktuar për radhën e skanerit në doganë, kur njëri prej tyre ka qëlluar me thikë.

Shoferi tjetër ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ndërsa autori është ndaluar nga policia.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur”, njofton policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.