Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me forcimin e rendit dhe ligjit.
Si dhe funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Në takim Shiroka-Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
