Aktuale

Shkarkime, emërime apo…/ Rama vjen me dy dokumente në mbledhjen e grupit, “frikësohen” ministrat!

Pas transmetimit të një videoje të cilën e quajti si reflektim për bulevardin e flamingove, kryeministri Rama solli para grupit të PS dy dokumente.

Ai tha se i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia.

Rama: Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë. Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt.

Të Ngjashme