Aktuale

Shkatërrohet “shtëpia e kok*inës” në Mykonos, drejtuesi i grupit një shqiptar; 5 të arrestuar!

Kokaina shitej deri në 200 euro për gram…

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në ishullin e Mykonosit nga autoritetet greke. Mësohet se në pranga kanë rënë pesë persona dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Aksioni është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për goditjen e rrjeteve që veprojnë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës në një nga destinacionet më të njohura turistike të Greqisë.

Mësohet se drejtuesi i grupit kriminal është një shtetas shqiptar, i njohur më herët për autoritetet greke. Sipas të njëjtave burime, ai përdorte një furgon për transportimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të ishullit.

Gjatë operacionit, policia greke zbuloi edhe një banesë që dyshohet se përdorej si “strehë” për ruajtjen dhe magazinimin e drogës. Në këtë objekt, që sipas mediave i përkiste drejtuesit të rrjetit, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, “kokaine rozë” (tusi), ketamine, metamfetamine, tableta ekstazie dhe kanabis i papërpunuar.

See also  “Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij: Kur pamë gjendjen serioze…Forcat e Policisë Helenike kryen kontrolle në disa banesa, vila dhe ambiente të tjera të dyshuara. Gjatë bastisjeve, lëndët narkotike u gjetën të fshehura në vende të pazakonta, përfshirë brenda këpucëve, në gota dhe pas frigoriferëve, në përpjekje për t’iu shmangur zbulimit nga autoritetet.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, kokaina shitej në Mykonos me çmime që varionin nga 150 deri në 200 euro për gram. Klientët kryesorë të rrjetit dyshohet se ishin turistë dhe frekuentues të jetës së natës, veçanërisht gjatë sezonit veror kur ishulli përjeton fluksin më të madh të vizitorëve.

See also  Makinat përplasen “kokë më kokë”, plagoset shoferja! Ja si paraqitet gjendja e sajMykonosi konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit luksoz në Mesdhe, ndaj autoritetet greke kanë intensifikuar kontrollet kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, sidomos gjatë muajve të verës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Autoritetet greke nuk përjashtojnë arrestime të reja dhe gjetje shtesë, ndërsa kontrollet në banesa, automjete dhe ambiente të tjera të dyshuara vazhdojnë.

Deri tani, policia nuk ka publikuar identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që në orët dhe ditët në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi operacionin dhe shtrirjen e rrjetit të dyshuar kriminal.

Të Ngjashme