Aktuale

“Shkoi te Erjon Alibej dhe…”/ Detaje: Ja si Nuredin Dumani goditi me kovë uji efektivin e Policisë!

Një incident është regjistruar më 5 gusht mes të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, dhe një prej efektivëve të Policisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur efektivi Rexhep Sina ka shkuar pranë të penduarit tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

Prania e efektivit pranë Alibej dyshohet se ka nervozuar Dumanin, i cili më pas i ka hedhur kovën me ujë efektivit Sina, duke e goditur.

Pas incidentit, Rexhep Sina ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e procedurave për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ngjarja tashmë është në vëmendjen e autoriteteve, të cilat pritet të verifikojnë rrethanat dhe dinamikën e plotë të incidentit.

Të Ngjashme