Aktuale

Shoferit të kamionit në Korçë i pezullohet patenta për 4 muaj dhe merr gjobën e majmë, ja çfarë bëri gabim

Policia në Korçë ka marrë masat dhe ka ndëshkuar me gjobë një shofer kamioni i cili ka kryer një parakalimi të gabuar në një segment me fushëpamje të kufizuar, në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”.

Policia bën me dije se ka indetifikuar shoferin të cilit gjithashtu i ka pezulluar lejen e drejtimit për 4 muaj. Ndër masat e tjera, shoferit gjithashtu iu hoqën 10 pikë nga leja e drejtimit. Lidhur me masën administrative, mësohet se ai u gjobit me 16 000 lekë.

NEWS  Misteri, avioni që ruan Presidentin nga sulmet katastrofike shfaqet për herë të parë në fluturim që nga prodhimi i tij në 1970“Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një kamion gjatë një parakalimi të gabuar, në një segment me fushëpamje të kufizuar, në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, identifikuan drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Xh., i cili bazuar në pikën 10 të nenit 141 dhe në pikën 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, u ndëshkua me masa administrative, gjobë 16 000 lekë, pezullim 4 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit.

NEWS  Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, ja ku u ”arratis” Rama sot (Video)Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon dhe fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata, se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme