Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shokuese/ Ekzekutohet me plumb në kokë në politikania 29-vjeçare (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Naranjal në Guayas, ku një politikane e re u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish, vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje.

Diana Carnero, 29-vjeçe, po drejtonte mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas të mërkurën pasdite dhe regjistroi një video, në lidhje me kushtet e këqija të rrugës kur u sulmua.

Dy të dyshuar meshkuj, iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të largoheshin, tha policia.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit, tha se po ndjek hetimin, por deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

Ekuadori është nën kontrollin e një vale krimi të lidhur me bandat e trafikut të drogës.

Ekuadorianët shqetësohen se dhuna do të përshkallëzohet. Ai eshte një vend ku një kandidat presidencial u vra vitin e kaluar.

Dy javë më parë presidenti Daniel Noboa shpalli një emergjencë dhe një luftë virtuale ndaj bandave duke autorizuar ushtrinë të vepronte kundër tyre.

Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi dhe shkollat dhe dyqanet janë mbyllur ndërsa ushtarët patrullojnë rrugët e qyteteve më të mëdha të Ekuadorit.

Vrasja e Carnero erdhi vetëm një ditë pasi guvernatori i Guayas Alberto Molina u takua me forcat e rendit në Naranjal për të adresuar valën e fundit të dhunës.

Këshilltari Charbel Rouhana, 50 vjeç, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Yaguachi më 24 tetor 2023.

Bolivar Vera, 42-vjeç, një këshilltar në Durán, u gjet i vdekur më 8 shtator, një ditë pasi u rrëmbye.

Në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio, 59-vjeç, u vra pasi u largua nga një ngjarje e fushatës në Quito.

Në korrik, kryetari i bashkisë së Mantës, Agustín Intriago, 38- vjeç, u qëllua për vdekje teksa inspektonte punimet.