Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Shpërthen Einxhel Shkira: Boll u merakosët për ndershmërinë e vajzave…

Einxhel Shkira ka reaguar ashpër ndaj komenteve që bëhen në rrjetet sociale lidhur me vajzat.Përdhunimi i 26-vjeçares nga Vlora, ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe lidhur me këtë temë kanë reaguar personazhe të shumtë publik.Se fundmi ka qënë Einxhel Shkira ajo që ka reaguar ashpër lidhur me këtë ngjarje por jo vetëm. Ajo që ka bërë moderatoren të shpërthejë keq janë komentet e njerëzve lidhur me vajzën në fjalë.

Përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, Einxhel shkruan:

“Lexoj…lexoj dhe lexoj… E sa më shumë lexoj budalliqet e njerzve, me veten shpresoj të ndalen ose të paktën të mos më dalin mua para syve! Sa dua ta mbaj premtimin që i kam bërë vetes se do hesht ndaj mendimeve (nëse mund të quhen te tilla) që vijnë nga njerëz me formim mediokër, me logjikë nën zero, me botëkuptim të varfër, me shumë probleme psikosociale, me etj etj…Ama realisht më trazon stomakun injoranca, e artikuluar në “fjali” jo të përbëra nga fjalë por nga rrokje! Ndaj në një moment ku injoranca ka kapur majat e veta në cdo fushë, shpresoj që herë pas here t’i rikthehemi ABETARES, jo për të ndritur mendimet por të paktën të kurojmë ‘analfabetizmin’!”

“E aman boll u merakoset për ndershmërinë e vajzave apo të jetës së tyre private, boll e vlerësuat një njeri nga jeta personale, boll e matet sa “vajzë e mirë” është nga numri i të dashurve apo pozat e Instagramit…Filloni të mendoni nëse personi që ju del përball(në tavolinë, televizion, telefon) ka diçka të cilën ja vlen ta dëgjosh, ka diçka që mund të mësosh, ka aftësi të përpilojë fjali e shpreh mendime me vlerë! Boll kërkuat të idealizoni njerëz akoma më injorant se vetja sepse nga ata s’keni çfarë mësoni më shumë nga ca tashmë vet dini.“

“E kur thoni çfare shembujsh po marrin fëmijët nga këto të “përdala”,kini parasysh që fëmija juaj nesër do ketë jetën e vet (e mund të jetë e përdala e radhës në sytë e dikujt tjetër) e ndoshta nuk do ju pyes juve se çdo bëjë me trupin e vet, por e sigurt që do ju fajsojë pse si dhatë më shumë dituri por i latë injorant, duke u fokusuar në leksione moraliste që vështirë se do i hynë në punë në një botë ku morali ka këndvështrime të ndryshme në cepa të ndryshëm të botës, ndërsa dija flet çdo gjuhë dhe ka akses të njëjtë në të githë cepat e kësaj bote apo fushat e jetes! Ps: Thjesht një reflektim personal nga gjithë çka shoh e lexoj verdallë!”