Lajme

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Një shpërthim i shkaktuar nga municione të pashpërthyera në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin ka plagosur afërsisht 20 persona, thotë policia.

Magen David Adom i Izraelit tha se ndihmësit mjekësorë po trajtonin “tetë viktima në gjendje të rëndë dhe të moderuar, si dhe disa viktima të tjera në gjendje të lehtë” pas shpërthimit të së hënës, të cilin policia tha se ndodhi pranë komunitetit të Neot Mordechai, midis Kibbutz Manara dhe Kibbutz Yiftach.

Al Jazeera raportoi se oficerët e policisë nga stacioni Kiryat Shmona (Distrikti Verior) janë në vendngjarje, duke siguruar dhe rrethuar zonën, ndërsa ekspertët e çaktivizimit të bombave hetojnë rrethanat dhe burimin e shpërthimit.

kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkoi në zonëm e shpërthimit, ndërsa ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Ben Gvir anuloi një angazhim politik që ishte në axhendën e tij.

Të Ngjashme