Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi në pikën e karburantit që la të plagosur menaxherin dhe drejtuesin e autobotit, dalin pamjet! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

Pas shpërthimit të ndodhur mesditën e sotme (04 Nëntor) në karburantin “Veliaj Petrol”, pranë rrugës ‘Bardhyl’ në Tiranë, “Panorama.al” publikon pamjet e asaj që ka mbetur në vendngjarje.

Siç shihet dhe nga videon në vendngjarje janë efektivët e Policisë dhe të zjarrfikëses të cilën po merren me hetimet e mëtejshme mbi rrethanat e shpërthimit.Si pasojë e shpërthimit mësohet se janë plagosur dy persona, gjendja e të cilëve tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën, si dhe po marrin kujdesin shëndetësor në praninë e mjekëve.

Personat e plagosur mësohet se janë menaxherri me inicialet M.Ç. dhe shoferi i autobotit me inicialet M.K.