Lajme

Arrestohet llapjani, ngacmoi ish- të dashurën

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në vazhdimësi kishte ngacmuar ish të dashurën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

“Podujevë  09.11.2026 – 09:53.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, të cilën e kishte të dashur para disa viteve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të Ngjashme