Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar lidhur me vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Krasniqit, duke thënë se mjekra e bardhë dhe rrudhat e tij pasqyrojnë rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të kombit shqiptar.
Ai është shprehur se do të ishte i gatshëm të sakrifikonte një pjesë të jetës së tij për ta zëvendësuar ish-kryeparlamentarin Krasniqi.
“Mjekrra e bardhë dhe rrudhat tua tregojnë rrugën e gjatë e të vështirë që e pati kombi ynë.S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu, Baca Jakup. Burri i urtë dhe ideologu i shtetësisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.
