Lajme

“Shpifës dhe gënjeshtar” – Mehani i kundërpërgjigjet Hysni Gucatit me padi

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Hysni Mehani, ka bërë të ditur se ka paditur për shpifje Hysni Gucatin, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK).

Përmes një postimi në Facebook, Mehani ka thënë se shpifja është vetëm njëra nga çështjet për të cilat Gucati është përballur me akuza, duke përmendur edhe pretendime të tjera që, siç shprehet ai, duhet të trajtohen nga organet e drejtësisë.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si Gucati, po e ushtron pozitën që mban, duke thënë se do të duhej të përfaqësonte vlerat e luftës dhe të kontribuonte në bashkimin e qytetarëve rreth tyre.

Postim i plotë:

Po, e kam paditur për shpifje Hysni Gucatin.

Shpifja është akuzë e lehtë për kalibrin e Hysni Gucatit. Ndaj ti tashmë ka akuza nga më të ndryshmet, prej rrogës si sekretar e deri te futja e duarve në kacën e OVL-UÇK-së. Ka edhe plot akuza tjera ndaj tij, për të cilat u takon organeve të drejtësisë të flasin.

Hysniu me pozitën që mban, do duhej të ishte simbol që përfaqëson vlerat e luftës dhe përbashkon popullin rreth atyre vlerave.

Hysnii me punën e tij, tregon që është një përçarës dhe servil i gërrditshëm i PDK-së.

Andaj e kam paditur, që me vendim gjykate të merr titullin që e meriton, shpifës dhe gënjeshtar, përveçse sekretar i munguar dhe kacë e lënë bosh.

Të Ngjashme