Aktuale

Shqipëria e dyta në Europë më e shtrenjta për blerjen e një shtëpie! Tirana me rritje 122% të çmimeve në shtatë vite

Blerja e një banese në Shqipëri është bërë ndër më të vështirat në Europë në raport me të ardhurat e familjeve. Të dhënat e publikuara nga “Visual Capitalist”, bazuar në raportin e UN-Habitat “World Cities Report 2026”, e rendisin Shqipërinë ndër tregjet më pak të përballueshme të pasurive të paluajtshme në botë.

Sipas këtij raporti, një familjeje shqiptare i duhen mesatarisht të ardhurat e 15.7 viteve për të përballuar çmimin e një banese tipike. Me këtë tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Serbisë, ku raporti arrin në 15.9 vite të ardhura.

Në klasifikimin global, Shqipëria renditet në vendin e 156-të nga 181 vende dhe territore të analizuara, ku pozicionet më të ulëta përfaqësojnë tregjet ku blerja e një shtëpie është më pak e përballueshme.

NEWS  “Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin timRaporti çmim banese/të ardhura mat numrin e viteve të të ardhurave vjetore që nevojiten për të blerë një banesë, pa llogaritur shpenzimet e tjera të jetesës. Sa më i lartë të jetë ky tregues, aq më i vështirë është aksesi në tregun e pronave.

Treguesi i Shqipërisë është rreth 40% më i lartë se mesatarja botërore, e cila është 11.2 vite të ardhura familjare.

Rritje e fortë e çmimeve në Tiranë

Rritja e vështirësisë për të blerë një banesë lidhet edhe me rritjen e ndjeshme të çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në kryeqytet.

Sipas të dhënave të “Keydata”, të publikuara nga “Monitor”, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë arriti në mars të vitit 2026 në rreth 2,141 euro për metër katror.

NEWS  Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptares, mamaja e dy djemve shuhet në moshë të re, politikani i njohur jep lajmin e trishtëNë krahasim me tremujorin e parë të vitit 2019, kur çmimi mesatar ishte rreth 965 euro për metër katror, vlera e apartamenteve në kryeqytet është rritur me rreth 122% brenda shtatë viteve.

Rritja është nxitur nga kërkesa e lartë për prona, ndërtimet e reja, çmimet më të larta në zonat qendrore dhe projektet rezidenciale, si dhe faktorë të tjerë ekonomikë që kanë ndikuar në treg.

Me çmimin mesatar aktual, një apartament prej 70 metrash katrorë në Tiranë kushton rreth 150 mijë euro, një vlerë që mbetet e vështirë për t’u përballuar nga shumë familje, duke pasur parasysh nivelin mesatar të pagave në vend.

Shqipëria përballë Europës

Pas Serbisë dhe Shqipërisë, në Europë raportet më të larta mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave shënohen në Çeki me 14.9 vite, Hungari me 14.6 vite, ndërsa Kroacia dhe Sllovakia me nga 13.2 vite.

NEWS  “Më preku në pjesët intime”/ E rëndë në Korçë, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit për ngacmim se*sualNë vende si Italia, Gjermania dhe Greqia, raporti rezulton më i ulët: rreth 9.7 vite në Itali, 10.7 vite në Gjermani dhe 12.5 vite në Greqi.

Në skajin tjetër, disa vende të Gjirit kanë tregjet më të përballueshme, ku raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave familjare është rreth tre vite.

Rritja e shpejtë e çmimeve të pronave në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, vijon të mbetet një nga sfidat kryesore për familjet që synojnë të blejnë një banesë.

Të Ngjashme