Lajme

“Shqipërinë po e drejton Beogradi, Athina e Parisi”, Ngjela trondit me deklaratën për Ramën: Prisni dhe shikoni…!

Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Në postimin e tij në Facebook, Ngjela hedh akuza të forta mbi ndikimin e Beogradit, Athinës dhe Parisit në vend, ndërsa vë në pikëpyetje pozicionin e Edi Ramës përballë këtyre zhvillimeve, përcjell “Bota sot”.

Por përballë kësaj situate, Ngjela shfaq bindjen se Shqipëria mbetet e fortë dhe e pozicionuar në krah të SHBA-së. Dhe për kryeministrin Rama, mesazhi i tij është i shkurtër: “Prisni dhe shikoni…”.

Shkrimi i plotë

Pse lodheni?

Shqipërinë sot po e drejton Beogradi, Athina dhe Parisi…. kundërshtarët historikë të Shqipërisë, dhe brenda tyre, me armiqësinë e tyre, ushqehet sot edhe Edi Rama, se me ata po punon.

Kjo është gjendja. Por Shqipëria ka qenë në shekuj e shekuj e fortë

Asgjë nuk i bëjnë dot.

Edhe sot, ne jemi shume të fortë, sepse jemi aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gadishullin tonë Ilirik.

Po kryeministri Edi Rama?

Prisni dhe shikoni…

Të Ngjashme