Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqiptari tenton të mbysë bashkëshorten në Itali, gruaja në gjendje të rëndë

Një shqiptar në Itali ka tentuar të mbysë gruan e tij pas një debati, shkruan Ansa.

Kur e kuptoi seriozitetin e veprimit te tij kërkoi ndërhyrjen e personelit mjekësor dhe u arrestua për tentativë vrasjeje nga policia e Savonës.

Gruaja në gjendje kritike është shtruar në spitalin San Paolo në Savona.

Burri u trensferua në burg dhe do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë./Albeu.com