Lajme

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

Forcat e policisë kanë shtuar praninë e tyre në qendër të Tiranës, ku disa automjete të rendit janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej”, gjatë zhvillimit të protestës.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, disa protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa në zonë janë zhvilluar patrullime dhe kontrolle për menaxhimin e situatës.

Sipas raportimeve, këto veprime vijnë në një kohë kur protesta në kryeqytetin shqiptar është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme për identitetin e personave të shoqëruar dhe arsyet konkrete të shoqërimit të tyre./teve1.info/

Të Ngjashme