Lajme

Kryeziu: Thanë se ligji për Specialen duhej të votohej, tani thonë mos ka ndonjë gabim e të kthehet mbrapsht

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, reragoi më lidhje me ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale

“Imagjino, e kapën deputetin e moshuar, profesorin, e gjuajtën për të mos e lënë të dilte sipas tyre pa e votuar Ligjin. Pastaj thanë se nëse nuk do të votohej nuk do të përfundonte pa gjak kjo punë.

Pastaj thanë se shumë ishin të armatosur e me bomba atë natë. Vetëm e vetëm që Ligji të votohej. Dhe sot dalin në konferencë thonë shiheni se mos ka ndonjë gabim në ligj e mos po duhet me e kthyer mbrapsht.

Edhe sa herë duhet të përfundojnë këta njerëz në fjalët e VETËVENDOSJE!-s: Mos u ngutni. Shikojeni mirë etj”, shkroi në Facebook, deputetja Kryeziu.

Të Ngjashme