Lajme

Shtyhet seanca ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Gjykata tregon arsyen

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se është shtyrë seanca e paraparë për sot ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, seanca nuk është mbajtur pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10 nëntor 2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin e tij për përfaqësimin e palës së dëmtuar A.Z., si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë.

“Pas marrjes së mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoi kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës.

Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet më datë 24.11.2026, në orën 13:00”, ka njoftuar Gjykata.

Të Ngjashme