Aktuale

Si në filma/ Po e ndiqte policia, shoferi i mjetit humb kontrollin dhe bie në kanal (Video)

Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Policisë ishin vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë saj, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë drejtuesin dhe dërguar në spital. Paraprakisht deklarohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur./Top Channel

Të Ngjashme