Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si përfunduan nga sherri në lokal në ngjarjen tragjike, zbardhet dinamikën e vrasjes e të riut në Bulqizë

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjani në fshatin Shupenzë të Bulqizës. 26-vjeçari u qëllua me kaçavidë para shtëpisë së tij nga 30-vjeçari Dorjan Dema me të cilin pati një konflikt mbrëmjen e së hënës në një lokal.

Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal, por në tavolina të ndryshme. Autori ishte në tavolinë me disa persona të tjerë ku po konsumonte alkool.

Ndërkohë, 26-vjeçari ishte i vetëm dhe po konsumonte kafe dhe në një moment pati një zënkë mes dy të rinjve, por që u duk se u mbyll aty.

Më vonë viktima shkoi në banesë për të konsumuar darkë me familjen. Në momentin që ai po hante darkën, dy makina të cilat i binin borive shkuan përpara banesës së tij.

I riu doli jashtë për të parë kush ishte dhe u ndesh me 30-vjeçarin me të cilin u konfliktua në lokal.

Dorjan Dema e qëlloi me kaçavidë përpara banesës dhe u largua për t’u kapur pak më vonë nga policia.

Sakaq 26-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.