Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si po shkon votimi në Tetovë?

Në Tetovë janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet, ndërsa deri orën 09:00 nuk janë paraqitur parregullsi.

Të 117 vendvotimet që janë në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tetovës janë hapur në kohë.

Votuesit do të mund të zgjedhin mes 7 kandidatëve për president, 2 prej të cilëve janë shqiptarë, Bujas Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj.

Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind të numrit të votuesve që dolën dhe votuan në rrethin e dytë./alsat.m