Lajme

Si u cenua siguria kombëtare/ Vlora Hyseni u shkarkua nga Kurti, u rekrutua nga Rama me ‘ndihmën e Beogradit’

Në fillim të vitit 2023, Edi Rama vendosi të emërojë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror një emër jo shumë të njohur në Shqipëri, por shumë të njohur në Kosovë.

Bëhej fjalë për Vlora Hysenin, e cila kishte shërbyer për disa kohë si nëndrejtoreshë e shërbimit sekret të Kosovës.

Ajo u shkarkua me firmë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes së asaj kohe, Vjosa Osmani.

Zyrtarisht nuk u dha asnjë arsye për këtë vendim, por pati spekulime mediatike se ajo mund të jetë lidhje e Beogradit.

Kur Edi Rama e vendosi në krye të SHISH, opozita shqiptare deklaroi disa herë se ajo është fija lidhëse mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për një vizitë sekrete të Hysenit në Beograd.

Më vonë, nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Vlora Hyseni ka marrë agjentë serbë kundër demonstratave që po zhvillonte opozita.

Por kulmi i akuzave mbërriti kur Berisha e akuzoi Vlora Hysenin se e kishte vënë shërbimin informativ në shërbim të Ergys Agasit, që njihej si lidhja e Edi Ramës me bandat kriminale në vend.

Këto akuza u faktuan sot kur Vlora Hyseni u vendos nën arrest shtëpie me dyshimet se ka ofruar informacione tek Ergys Agasi.

Ky skandal i rëndë është i paprecedent në historinë e shtetit shqiptar, por askush nuk mund të thotë se nuk ishte i paralajmëruar.

Të Ngjashme